Fituesi i edicionit të dytë të “BBVK” ka qenë i ftuar në spektaklin e mbrëmshëm të “Në Kurthin e Piter Pan”.
Ai foli për familjen e tij teksa u shpreh se ka tre vëllezër dhe një motër.
Ndër të tjera ka treguar dhe planet për martesë dhe për t’u bërë baba por ‘duhet të gjejë gruan njëherë’, tha ai.
“Do doja binjakë. Por duhet të gjej gruan një herë. Edhe prindërit më pyesin se kur do martohem por nuk e kam ende përgjigjen.”- shprehet ai.
Rikujtojmë se Lumbardhi krijoi një lidhje me Kaderin, ish-konkurrente e “BBVK”, gjatë rrugëtimit të tyre në këtë format, por tani çifti nuk është më me njëri-tjetrin.