Luana po përgatit surpriza, zbulohen detajet e këngës së re

Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq sot duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

Kujtojmë se ditë më parë, Luana udhëtoi drejt Kosovës dhe “Prive” mësoi se ajo ndodhej aty jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës. Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez. Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re. Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.


Shtuar 27.04.2021 12:05