Loredana më mirë pa Jozin në lojë/ Këngëtari përballet live me nënën e banores, ajo i flet hapur

Ditën e sotme, ka pasur një përballje mes Jozit dhe nënës së Loredanës në “Big Brother” Fan Club.

Nëna e Loredanës:Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij nuk ishte e mirë”.

Jozi:Kam shumë t’i them. Më vjen mirë që ref i sjelljes sime pas takimit ishte i menj. Më vjen mirë që ju ka pëlqyer. Do t’ju pëlqejë edhe më shumë pasi të dalë Loredana”.

Heidi: A ka ndryshuar perceptimi juaj?

Nëna e Loredanës:Jo, sepse sjelljet e Jozit në fillim nuk ishin të mira. Nuk e respektonte shumë Loredanën, por më pas ndryshoi”.

Heidi: Po sot, çfarë mendon babai i Loredanës, bashkëshorti juaj?

Nëna e Loredanës:Ne do ta njohim Jozin, sepse atje brenda është një lojë. Kur të dalë Loredana dhe ta njohë më mirë, atëherë do të flasim”.

Heidi: Do takoheni të katërt?

Jozi:Patjetër”!

Nëna e Loredanës:Nuk e di, atë e vendos Loredana”.

Heidi: Për faktin që Jozi nuk i dha dorën, i ka ngelur hatri?

Nëna e Loredanës:Jo, aspak”!

Jozi:Sepse ai krijoi distancën”!

Heidi: Si e ke parë Loredanën pa Jozin këto ditë?

Nëna e Loredanës:Shumë mirë, është më energjike, më e qetë. Më mirë pa Jozin në lojë”.


Shtuar 9.02.2025 14:00