Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që Kuvendi të mbajë seancën ku do të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen.
Të lidhura
None found
Hamza bëri të ditur se deri tani nuk ka pasur komunikim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk kemi komunikuar. Kërkesa jonë është e qartë: seanca duhet të thirret dhe ligji të votohet në lexim të dytë”, u shpreh ai.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë pengesë apo vështirësi që do ta justifikonte mosvotimin, duke theksuar se nëse ka pasur dilema, ato nuk e kanë penguar miratimin e ligjit në lexim të parë.
