Almeda Abazi jeton prej vitesh në Turqi ku ka krijuar familjen e saj. Ish miss-i është martuar me aktorin e famshëm, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Almeda tregon gjithmonë se sa shumë e lidhur është me Shqipërinë dhe madje pak muaj më parë shijoi disa ditë pushime në jug me aktorin turk.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku shihet duke kënduar një këngë popullore të Shqipërisë së Mesme. Nëna e dy fëmijëve shihet në makinë duke udhëtuar dhe ka zgjedhur ta kalojë rrugën duke shijuar një këngë shqiptare. “Tirona” ka shkruar ish missi duke përshëndetur ndjekësit shqiptarë.
Nuk është hera e parë që Almeda ndan video të tilla. Dhe disa vite më parë, në dasmën madhështore që bëri në Amerikë, kërceu bashke me partnerin turk valle popullore shqiptare dhe videoja u bë menjëherë virale.