Pas daljes së beftë nga emisioni “Përputhen” bashkë me ish-konkurenten tjetër Anën, publiku ishte akoma më i paqartë për marrëdhënien e tyre.
Sipas Edit dëshira e tij ishte që të vazhdonin takimet jashtë por gjërat nuk paskan shkuar siç duhet mes tyre.
Por mesa duket fati i paska buzëqeshur jashtë emisionit Edit pasi po përflitet për një lidhje të mundshme me një vajzë nga Kosova me emrin Fiona.
Ky lajm vjen pas shkëmbimeve të komenteve në rrjetin social Instagram mes dyshes dhe këto komente ndezin mjaft dyshime që kemi te bëjmë me një çift të mundshëm. Gjjithashtu dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit shpesh dhe duken mjaft të lumtur.
Kujtojmë se Ana Lleshi dhe Edi u larguan të dy nga “Për’puthen Prime” pas një debati të ashpër që Edi dhe Erjoni, dy djemtë që ajo pëlqente, patën me njëri-tjetrin.
Në një përballje me Erionin, Ana u ngrit dhe puthi në buzë Edin. Gjatë ndërprerjes publicitare, Edi dhe Erioni arritën gati në përplasje fizike.
Edhe pse debati nuk kishte lidhje me të, Ana u ndje keq, madje përjetoi gjëndje të fikëti.
Ajo nuk mundi të vazhdonte më tej programin dhe u largua, ndërsa Edi e ndoqi nga pas. Në pamjet nga prapaskena, Edi i tregon gazetares se ka gjetur personin e duhur dhe pasi Ana ndërrohet, largohen të dy së bashku nga ambientet e “Top Channel”.