“Humbës që nuk pranon humbjen”, Arbana Osmani e nis mëngjesin me thumba për Donaldin? (VIDEO)

“Big Brother VIP” ka mbaruar me fitoren e Iliri Shaqirit i cili mbeti në fund për të pritur çmimin me aktorin Donald Veshaj.

Ky i fundit doli mjaft i lumtur nga shtëpia edhe pse jo me çmimin e madh, por duket se ka ndryshuar mendje menjëherë sa është përballur me realitetin jashtë.

Vëllezërve Veshaj iu premtua një spektakël në Top Channel të cilën duket se kanë hequr dorë pasi e quajnë të padrejtë vendin e dytë të Donaldit në BBV.

Arbana këtë mëngjes, Donaldin e ka quajtur “humbës” dhe për më tepër një humbës që nuk e pranon humbjen.

Këtë e ka bërë nëpërmjet një interviste të Eduart Grishaj këtë mëngjes duke publikuar fjalët e tij në InstaStory:

“Ne jemi mësuar me këtë gjë, nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar”, shprehet Eduarti./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 10:28