La mbrëmë shtëpinë e “BBV”, Danja bën deklaratën e fortë për G Banin

Gjatë ditës së sotme Danja ka diskutuar me Jozin për G Banin dhe largimin e tij nga shtëpia.

Së fundmi banorja ka pasur debate të ashpra dhe të njëpasnjëshme me G Banin, pasi këngëtari e ka ofenduar rëndë atë.

Ndonëse G Bani u përball me lajmin e rëndë se babai i tij është shtruar në spital, Danja ka deklaruar se nuk do e falë atë, pasi askush nuk e ka ofenduar në atë mënyrë dhe në atë gradë që sipas saj G Bani e ka bërë.

“I thashë ishalla bëhet më mirë babai edhe kaq. Për ta falur nuk e fal G Banin, o për lojë o ku di unë disa gjëra nuk thuhen. Le të më gjykojë gjithë dynjaja, le të më thonë shtrigë. Kurrë nuk më ka ofenduar njeri ashtu në atë gradë, edhe pa i bërë asgjë. Nervat e atij do i haj kjo detektivja e shtëpisë,( Gerta) u bë me atë që të hante ndonjë copë tortë”, tha Danja.


Shtuar 5.03.2025 19:52

Tags: ,