Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet kryefjala e këtij “Golden Globes”

Timothee Chalamet ka nxjerrë në një takim të dashurën Kylie Jenner, në Golden Globes 2024.

Ata u panë duke u puthur dhe shumë të afërt menjëherë pasi pati reklamë gjatë eventit.

Chalamet 27 vjeç, i cili u nominua në performancën më të mirë nga një aktor mashkull në një film – muzikal ose komedi për filmin, mbajti dorën e të dashurës së tij 26-vjeçare derisa mbërritën në ceremoni, shkruan DailyMail.

Kylie dukej mahnitëse me një fustan të zi me shpinën hapur, ndërsa Timothee u përshtat me të me një kostum të zi me tegela.