“Kush nuk do ta donte”, konkurrenti i “Përputhen” habit me deklaratën për Bora Zemanin (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Blerimi ishte së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”. Gjatë intervistës ai bëri një deklaratë të papritur.

Blerimi tha se do kishte dashur që moderatorja Bora Zemani të ishte pjesë e konkurrenteve. Ai e cilësoi Borën si një vajzë të bukur, shumë të mirë me të cilën të gjithë do donin të dilnin.

Të lidhura

None found

“Më vjen keq që Bora nuk ishte konkurente, është shumë e bukur dhe shumë e mirë. Kush nuk do të donte të dilte me të”, u shpreh Blerimi.

Teksa gazetarja Erjona Rusi e pyeti “Pra ti po thua që Bora është vajza që të ka pëlqyer më shumë në Përputhen?”, Blerimi e konfirmoi.


Shtuar 27.05.2021 12:16