Pas angazhimeve në botën e kinemasë, Rike Roci duket se po zbulon një tjetër pasion të saj. Modelja dhe aktorja ka publikuar në rrjetet sociale një video gjatë një udhëtimi, ku shfaqet duke kënduar këngën e njohur të Giorgias, “Di sole e d’azzurro”.
Videoja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar interpretimin e saj dhe kanë vlerësuar pasionin që Rike tregon edhe për muzikën.Prej kohësh, Rike është angazhuar në fushën e aktrimit. Ajo ka qenë pjesë e projekteve kinematografike si aktore dhe producente, ndërsa gjatë qëndrimit në Itali është marrë edhe me teatër. Vetë ajo e ka pranuar se aktrimi ka qenë gjithmonë një nga pasionet më të mëdha të jetës së saj.Tashmë, me videon e fundit, Rike duket se po eksperimenton edhe me muzikën, duke interpretuar një nga këngët ikonike të artistes italiane Giorgia.
Të lidhura
None found
