Ronela Hajati do të shkojë në “Eurovision”! Artistja u shpall fituese e Festivalit të Këngës, ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”.
Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, do të ketë edhe nga ata që kontestojnë vendimin e dalin kundër fituesit, ndonëse në rastin e Ronelës të tillë janë shumë pak.
Ish-fituesja e festivalit të 52-të, Hersi Matmuja, është njëra prej tyre. Ajo ka ironizuar këngën e Ronelës, në një postim në rrjetet sociale.
“Ku kënga???” shkruan ajo, në Facebook, krahas linkut me këngën “Sekreti”.
Mirëpo, të shumta kanë qenë reagimet, kryesisht në mbështetje të Ronelës. Shumë prej konentuesve, shkruajnë se nuk vlen mendimi i një artisteje që nuk e ndriti me performancën e vet në “Eurovision”. Hersi na përfaqësoi në vitin 2014, por u eleminua në gjysmëfinale, ndaj komentuesit ia kanë vënë në dukje.
“Më mirë se ty. Me atë videoklip me taka në rënë”, shkruan një komentues, duke kujtuar këngën e artistes.
“Sekreti” i Ronelës ka gjithçka për të na siguruar një përfaqësim të denjë: energji, motivet kombëtare, performancën shpërthyese të balerinëve, dhe Ronelën që nuk dallon aspak nga ta! Po ashtu, për vokalin e artistes nuk ka vend për diskutim, sepse gjithçka e tregoi performanca live.
Sido që të jetë, më shumë se çdokush, janë artistët ata që duhet të mbështesin artistët, e jo të nxjerrin “vrer” për njëri-tjetrin, sidomos në momente të tilla shumë të rëndësishme në karrierë.
Megjithatë, siç vetë Ronela tha pas fitores: “Ka njerëz që nuk kanë besuar tek unë, por shihemi në Torino”!