Kriza në martesën e Bieber: Hailey fshin Justin nga Instagrami

Marrëdhënia mes Justin dhe Hailey Bieber duket se po kalon një periudhë të vështirë. Së fundmi, Hailey ka hequr Justin nga lista e personave që ndjek në Instagram, duke nxitur spekulime mbi një krizë martesore. Ky veprim vjen mes shqetësimeve për gjendjen emocionale të Justin-it, i cili ka postuar shpesh mesazhe shqetësuese dhe foto duke konsumuar substanca.

Ndërkohë, Justin ka ndarë një foto të Hailey-t në rrjetet sociale, e shoqëruar me këngën “Jezebel” nga Sade, një referencë që ka ngjallur diskutime mbi kuptimin e saj.

Fansat janë të shqetësuar për të ardhmen e çiftit, duke marrë parasysh këto zhvillime të fundit dhe mungesën e deklaratave zyrtare nga ana e tyre.


Shtuar 31.03.2025 15:11

Tags: ,