Kelly bën deklaratën e fortë për Gjestin: Më thoshte s’më lenë me dalë…

Pas prime-it të djeshëm në Big Brother VIP Albania, Kelly ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një bisede me Rozanën.

Ai tregoi se pardje Gjesti i kishte thënë dy gjëra që nuk i pëlqyen, ndërsa shtoi se në një moment ai kishte fikur mikrofonin dhe kishte shpërthyer në sharje.

“S’më lejnë me dal”, — thonte Gjesti sipas Kelly-t, duke lënë të kuptohet për një situatë të tensionuar që po kalon brenda shtëpisë.

Ky rrëfim pritet të ndezë edhe më shumë debatet mes banorëve dhe të sjellë reagime nga publiku.


Shtuar 16.03.2025 09:33