Kë ish-banore postoi Juli? Ish-finalisti i BBV3: Mos më akuzoni më

Edhe pse formati i ‘BBV3’ ka përfunduar, shumë janë kuriozë të dijnë se si po shkon jeta e ish-banorëve dhe se cilët prej tyre kanë ruajtur akoma një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Sakaq, pak momente më herët Julian Deda ka bërë një postim në rrjete sociale teksa ka shfaqur një prej ish-banoreve të ‘Big-ut’.

Në foton në fjalë ai ka postuar Rike Roçin, teksa ka zbuluar gjithashtu se edhe pse ende nuk janë takuar, ata flasin me kamerë bashkë.

“Dhe mos më akuzoni më që nuk flas me Riken…”, ka shkruar Juli krahas kësaj fotoje.


Shtuar 20.06.2024 16:51

Tags: ,