“Kam qenë dëshimtar i dhunës të vazhdueshme”, Isli Islami rrëfen për herë të parë divorcin e prindërve (VIDEO)

Një nga rrëfimet më emocionuese të mbrëmjes së sotme në “Dancing With the Stars” ka qenë ai i Isli Islamit i cili për herë të parë ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së tij. Kështu, mes emocionesh, Isli ka treguar se prindërit e tij janë të divorcuar dhe kjo ka ardhur pas shumë vitesh dhune fizike dhe psikologjike e abuzimi ndaj nënës së tij, ndërsa vetë Isli ka qenë dëshmitar i kësaj.

Islami u shpreh se divorci ishte gjëja më e mirë që i ndodhi familjes së tij, ndërsa për mamanë e tij, që sot gjendet larg Shqipërisë, tha se është heroinë dhe ndër vite ka shtrënguar dhëmbët ndaj dhunës, dhimbjes që ka ndjerë e poshtërimit që ka përjetuar, e gjitha për shkak të dashurisë që ka pasur për fëmijët. Po ashtu moderatori tha se e admiron mënyrën se si ajo ka arritur të “ngrejë kokën” dhe e vlerëson shumë, duke dashur që të marrë gjithë cilësitë e saj.

Në të ardhmen Isli tha se dëshiron që këto që ka mësuar nga nëna e tij, t’ja mund të transmetojë fëmijëve të tij, ndërsa në fund të rrëfimit dha mesazhin: Falini njerëzit që ju kanë bërë të këqija, ata që ju kanë shkaktuar sepse nuk ka asgjë më të bukur se të falësh.

Ndërkohë performanca e tij në skenë ishte me mikeshën dhe kolegen e tij, Ori Nebijaj, me të dy që kërcyen një “freestyle” plot ritëm, ndërsa në fund nuk harruan pa përshëndetur edhe nënën e tij, me shumë dashuri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)