Ish-banorja e “Big Brother Vip3”, Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në “E diell n’Trip”, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda në shtëpi, si dhe për projektet pas daljes nga “Big Brother”.
Gjithashtu, Julia është shprehur se ende nuk e ka takuar vajzën e saj Rene, që pas daljes nga “BBV”, gjë ka habitur moderatoret.
Julia ka sqaruar se kjo nuk ka ndodhur ende, për shkak se e bija ndodhet në Amerikë dhe se shumë shpejt do të vijë në Shqipëri.