Gjatë seancës në Hagë, Prokurori i Specializuar Joshua Hafetz vijoi paraqitjen e provave në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë.
Të lidhura
None found
Si pjesë e deklaratave përfundimtare, Hafetz publikoi të tjera mesazhe dhe incizime audio që lidhen me komunikimet dhe bisedat me Fadil Fazliun.
Sipas Hafetzit, dëshmia e Rrustem Mustafës në çështjen për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ishte objekt i përpjekjeve për ndërhyrje nga Thaçi.
“Mustafa dhe dëshmia e tij ishin në shënjestër të udhëzimeve të ndërhyrjes së Thaçit të cilat synoni në një pjesë të madhe të sigurohej që z. Mustafa të krijonte një distancë në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantëve të zonave që përputhej me narrative e Thaçit”, ka deklaruar ai.
Prokuroria po i përdor këto materiale për të mbështetur pretendimet mbi komunikimin ndërmjet të akuzuarve dhe ndikimin e mundshëm tek dëshmitarët.
