Një bisedë mes disa prej banorëve ka krijuar të qeshura në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’.
E teksa ishin në dhomën e gjumit, Graciano dhe Juli kanë hedhur batuta ndaj Çimit, një prej banorëve më të rinj të shtëpisë.
Teksa qëndronte i shtrirë në shtrat, Çimi, është komentuar nga dy banorët për pozicionin e fjetjes së tij.
Pjesë nga biseda:
Juli: Çimi fle si djalë i virgjër, imagjino ta shohësh këtë dhe të mendosh që është boksier, kurrë s’e mendon.
Graciano: Kurse unë e di si e mendoj? Si një ëngjëll. I di ata ëngjëjt me prapanicë jashtë?
Juli: Çimi djalë i shkëlqyer.
Graciano: Për Zotin Çimi ke bërë shumë mirë që ke ardhur.