“Këngë moj” ishte spektakli që riktheu në ekran Klea Hutën, një nga moderatoret më të dashura, pas disa vitesh mungese në televizionet shqiptare. Në qershor u përmbyll sezoni i dytë i këtij formati, megjithatë gjatë verës, u transmetua Maratona e këngës popullore “Këngë Moj”, ndonëse jo në prezantimin e Kleas, por një tjetër moderatoreje shumë simpatike, si Nevina Shtylla.
Megjithatë, për shumë pak ditë rikthehet sërish në “Vizion Plus”, “Këngë Moj”, e bashkë me të edhe Klea, që sigurisht edhe pse pas pauzave të shkurtra, i mungon ekranit. Vetë moderatorja ka zbuluar në një Instastory, ku ka publikuar një video të spektaklit, që starton në 9 nëntor.
Edhe këtë sezon, çdo të martë do të vijnë në ekran artistët më të mirë shqiptarë, si dhe do të rikthehen perlat e muzikës tonë, në një format të mirëfilltë muzikor.