“Jemi më të rrezikuara”/ Më kë e vë veten përballë, Françeska?

Gjatë një bisede me Eglën dhe Julin në oborr, Françeska ka folur për banorët që mund të shkojnë në finalen e madhe të “Big Brother VIP”. Sipas saj, Egla dhe Meritoni e meritojnë finalen, ndërsa nëse do kishte një vend tjetër, ajo tha se mund të përballej me Heidin, por kjo e fundit mund të ketë më shumë fansa, mbase edhe nga “Grande Fratello”.

“Unë nuk e diskutoj që ti do të jesh në finale, as që nuk e diskutoj që do jetë Meritoni, sepse të dy e meritoni jashtëzakonisht shumë. E meritoni dhe as nuk e vë në dyshim këtë gjë. Pastaj nëse është një vend i fundit dhe ngel midis meje dhe Heidit… Unë e di që ajo ka një publik të madh, mbase nga Grande Fratello. Dashuria i ka dhënë një vëmendje shumë më të madhe se sa mund të kem pasur unë. Kështu që unë jam në paqe me këtë fakt”, tha Françeska.

 


Shtuar 16.05.2024 17:01