Një vatër zjarri u riaktivizua gjatë pasdites së sotme në zonën e Çërrilës në Mallakastër, duke shkaktuar përhapje të shpejtë të flakëve në një masiv të gjerë pyjor me pisha.
Ngjarja ka vënë në alarm komunitetin lokal, teksa ekipet e emergjencës janë dislokuar menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar zjarrin. Në operacionin e shuarjes janë angazhuar 4 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 punonjës të bashkisë.
Të lidhura
None found
Relievi i thyer dhe i vështirë po pengon ndjeshëm punën e skuadrave në terren. Për pasojë, pas një apeli për mbështetje ajrore, një helikopter ka arritur në zonë për të ndihmuar nga lart në shuarjen e vatrës.
Për fat të mirë, fronti i zjarrit gjendet në një distancë të konsiderueshme nga banesat dhe nuk paraqet rrezik për jetët e njerëzve.
