“Jasmina të do për letrat amerikane”, Princi nxjerr nga vetja Andin

Princi ka bërë një koment ndaj Jasminës që ka sjellë reagime sot në “Përputhen”. Princi tha se Jasmina del me Andin vetëm për letrat amerikane dhe asgjë tjetër.

Andi e kundërshtoi deklaratën e tij duke u shprehur se ai është më shumë sesa thjesht me letra amerikane.

Princi: Është mace me lesh manjoz, është një sëmundje që të verbon dhe sheh vetëm letra amerikane. Nuk e mbaja dot.

Andi: Pse kapeni me letrat amerikane, nuk e sheh çfarë mashkulli jam o burrë? Unë jam lindur në Kosovë, jam rritur atje dhe ndoshta dhurata më e mirë që më ka dhënë babai janë letrat amerikane.

Princi: Mos e kap kaq personale, s’e vë në diskutim që je shembullor.

Jasmina: Falëndero faktin që je pjesë e emisionit e je ulur aty që të respektoj. Andi atij mos i kthe përgjigje se nuk e meriton.


Shtuar 1.04.2021 09:35