Pak ditë më parë, lajmi se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund fejesës bëri bujë të madhe në media. Mirëpo, burime afër çiftit thanë se dyshja nuk janë zyrtarisht të ndarë dhe se po punojnë për të çuar përpara marrëdhënien e tyre.
Nga ana tjetër, në një intervistë për gazetarët Alex tha “Nuk jam beqar”, duke hedhur poshtë lajmet e ndarjes nga Jennifer. Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se ish-lojtari i bejsbollit ka marrë avionin dhe ka shkuar në Republikën Domenikane, ku Jennifer po xhiron filmin “Shotgun wedding”, vetëm për t’i qëndruar pranë.
Ai ka publikuar një foto nga vendi ku po qëndrojnë, duke etiketuar partneren. Siç duket, dyshja vazhdojnë të jenë bashkë.