Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” moderatorët kanë luajtur lojën e ruletës së celularit. Si dënim, për Olesian ishte zgjedhur që t’i dërgonte një mesazh bashkëshortit të saj Erjonit ku i shkruante se ishte shtatzënë. Mes shumë të qeshurash Olesia i dërgoi mesazhin dhe reagimi i tij ishte i papritur.
“Çfarë thua zemër”, shkruante bashkëshorti i saj. Reagim ky i cili tërhoqi vëmendjen e vajzave të cilët nuk ngurruan që ta komplimentonin.
Por në fakt ishte thjesht një lojë, sepse në fakt Olesia nuk është shtatzënë.