Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendje kohët e fundit pasi përflitet se ka nisur një lidhje të re. Pasi i dha fund marrëdhënies me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas afro dy dekadash, këngëtarja e mirënjohur duket se ka gjetur dashurinë në krahët e basketbollistit të njohur, Gent Lasku.
Çiftit iu publikuan edhe foto duke u përqafuar në një lokal dhe duke pirë verë së bashku. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin.
Mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim për këtë histori.
Por Eneda Tarifa ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Zemër Luana”, ku në daljen e saj të parë pas zbulimit të partnerit të ri nuk mund të shpëtonte edhe pa ngacmime rreth tij.
Pyetjes “Cila nga ju ka më shumë fat në dashuri?”, e para që shtypi pulsantin ishte Eneda dhe menjëherë pas këtij veprimi ajo u shpreh kështu: “Besoj u kuptuam”.
Ndërsa teksa aktori Eglein Laknori erdhi si personazh në skenë si një astrologe, duke i thënë këtë parashikim Enedës: “Me daljen e mërkurit nga prapavija duhet të rimarrësh energjitë, të duhet shumë aktivitet fizik. Merresh me sport ti Eneda?”
Përgjigjia e këngëtares ishte “Bëj shumë sport, po më del nga veshët!”. Përgjigje kjo shumë pikante, siç ishte edhe komenti i Egit.