“Shoqe për kokë”, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi i japin fund miqësisë? (FOTO LAJM)

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi janë njohur gjithmonë në publik si shoqet e njëra-tjetrës dhe duket deri diku e pamundur të konceptohen të ndara. Ata e quanin njëra tjetrën bekim dhe  hërë pas here kanë bërë dedikime me peshë shpirtërore.

Por kohët e fundit, ndjekësit vunë re një ftohje të raporteve mes Adrolës dhe Xhesikës, të cilat s’po i shihnim më bashkë.

Me të drejtë, publiku mendoi se shoqëria e tyre ishte prishur, por ishte Xhesika ajo që mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.

“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”,- tha modelja më herët.

Mirëpo, ndodhi pikërisht ajo që supozohej të mos ndodhte kurrë. Marrëdhënia e tyre është krisur dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregojë këtë?

Vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram dhe kaq është mjaftueshem per të ngritur dyshime.

Asnjëra prej të dyjave s’ka reaguar publikisht, mirëpo s’dihet nëse postimi i fundit i Adrolës në InstaStory është thumb për Xhesikën.

“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje.”- shkruhet në postimin që le kaq shumë hapësirë për aludime.

 


Shtuar 15.05.2021 12:58