Reme Lala, ishte pjesë e paralmentit të Shqipërisë për 4 vite. Nga viti 2017 në vitin 2021.
Në vitin e kaluar, deputetja e PDIU-s në atë kohë në qarkun Dibër dha dorëheqjen duke mos u përfshirë zgjedhjet 25 Prillit të 2021. Por duket se ajo nuk ka hequr dorë plotësisht nga politika pas në Instagramin e saj ajo tregon herë pas here mbështetjen për PS.
Gjithashtu, Remja nuk kursen as pjesë nga jeta personale në Instagramin e saj ku së fundmi ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.
“8 Marsi këtë vit më gjen me tjetër ndjesi
Gëzuar të gjithë grave, nënave. Gëzuar për forcën e madhe që ka secila prej jush për të luftuar çdo ditë sfidat e jetës, duke mos lënë kurrë pas dore fëmijën, familjen, punën, buzëqeshjen.
Where there is a woman, there is magic.
Fotot shkëputur nga një ditë e veçantë 04.12.2021.”, ka shkuar ajo krahas fotove.
Ajo ka zbuluar se është në pritje të një vajze./albeu.com/