Ish-bashkëshorti i Bora Zemanit, Vin Veli tregon nëse e ndjek “Përputhen” (FOTO LAJM)

Vin Veli, një DJ dhe producent i talentuar sapo ka publikuar këngën e tij më të re. LSMM quhet ky projekt i ri muzikor i cili vjen në bashkëpunim me tekstshkruesen e njohur si “Lexi”.

Është shumë interesant fakti që ata as nuk janë takuar së bashku për shkak të situatës që po kalojmë, por ia kanë dalë për të realizuar një bashkëpunim të pëlqyer.

Kënga është shumë ritmike dhe me siguri do t’i shkonte shumë klubeve të natës sidomos përgjatë këtij sezoni veror.

DJ i njohur ishte i ftuar sot në “Wake Up”, ku foli edhe për jetën e tij private. Prej dy vitesh Vin Veli është një lidhje me një juriste dhe duket se marrëdhënia e tyre po shkon më së miri.

“Po shkojmë shumë mirë. Natyrshëm lindin shoqëri të mira, të këndshme, të bukura. Kalojmë mirë dhe ndihemi mirë. Prej kohësh e kemi kaluar nivelin e miqësisë (qesh).

I kam marrëdhëniet mirë me lidhjen time, për sa kohë më kupton, jemi bashkë dhe do të thotë që kuptohemi për çdo situatë, çdo problem.

Dhe me lidhjen që kam pasur (Bora Zemanin) i kam marrëdhëniet mirë”, tha ai.

“E sheh përputhen?”- e pyet moderatori Isli Islami.

“E kam ndjekur Për’puthen, nuk është se nuk e kam ndjekur. Por nuk kam kohë ta ndjek në atë orë, por më shumë në rrjetet sociale”, u shpreh Vin Veli.

Kujtojmë se se fundmi, moderatorja Bora Zemani po përflitet për nje krizë në çift me të dashurin e saj, Donald Veshj, por asnjëri prej tyre nuk ka reaguar akoma.

Shtuar 29.04.2021 10:33