Instagrami e futi në telashe, Dua Lipa përfundon në gjyq

Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që personazhet VIP kanë probleme me fotot që publikojnë në rrjete sociale.

Megjithëse Dua Lipa ishte personazhi në foto, ajo është paditur për foton e publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’.

Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblimi prej 150 mijë dollarësh.

Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Rikujtojmë se Dua Lipa do të provojë një fushë krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja pritet që t’i bashkohet një kase të gjerë artistësh, duke provuar kështu debutimin e saj si aktore. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triler “Argylle”.

Për realizimin e këtij projekti, ajo do t’u bashkohet aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

Ky film do jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conway , ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary. Pritet që xhirimet e tij të nisin në muajin gusht.


Shtuar 10.07.2021 10:27