Ilnisa Agolli ka marrë vëmendje së fundmi me një deklaratë të bërë kundrejt Romeo Veshajt.
Gazetarja e njohur ka qenë në një moment duke biseduar me një banore tjetër të Big Brother, ku edhe befasoi me fjalët e rënda për prezantuesin.
“Unë Romeon dua ta var tani. Dua ta var, e kupton”, u shpreh ajo.
Kjo video e biondes u bë virale dhe është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale. Përdoruesit e internetit kanë kritikuar konkurrenten për mënyrën se si i është drejtuar dhe për fjalët që ka përdorur.
Të tilla raste në edicionet e kaluara janë dënuar dhe pritet të shihet nëse do të ndodhë një gjë e tillë sërish.
Romeo ndërkaq është kthyer në një personazh shumë të komentuar brenda shtëpisë