Ilnisa Agolli flet për herë të parë pas takimit romantik me Meritonin

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli.

Ajo është gjithashtu një prej ish-konkurrenteve të këtij edicioni të ‘BBV3’ e cila u eliminua pak kohë më parë prej garës.

Mbrëmjen e djeshme ajo u bë pjesë e shtëpisë për të surprizuar Meritonin, partnerin e saj me të cilin krijoi një romancë brenda ambienteve të ‘BBV’.

E kështu gjatë intervistës ajo ka ka folur lidhur me emocionet që përjetoi pas takimit romantik dhe emocionues me Meritonin:

“Të them të drejtën unë vazhdoj akoma edhe sot në mëngjes. Unë jam shumë e prekur që ka mbrëmë, ndoshta edhe nga kjo natyra ime që është kështu siç është dhe mua më pëlqen kështu siç është. Më ka bërë që ta përjetoj atë ndjesi që kalova kaq çuditshëm, sa e para më la pa gjumë, e dyta sot mezi ambientohem dhe e treta e kam non-stop në mendje. Pra, shkova për të motivuar Meritonin dhe e gjej veten duke më motivuar Meritoni mua.”


Shtuar 1.05.2024 20:58