Babain e Fifit e njohëm kur këngëtarja ishte banore në “Big Brother VIP” dhe aty mes emocionesh të mëdha që transmetuan, kuptuam se ai është kritiku më i madh i saj, për jetën personale.
Edhe sot në ditën e lindjes së tij, këngëtarja i ka bërë një urim mjaft emocionues.
“Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njëriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem, i vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ul kokën kur e menderos. Urime o njeriu më i drejtë në botë. Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt. Të dua Avni Raçi deri sa të vdes”, shkruan Fifi krahas videos emocionuese ku i ati e surprizoi në “Big Brother”./albeu.com/