Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit u larguan nga gjykata pa dhënë asnjë koment për mediat.
Të lidhura
None found
Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, u pa teksa dilte nga salla pas përfundimit të seancës. I përlotur dhe i rënduar emocionalisht, ai zgjodhi të mos fliste për vendimin e trupit gjykues, i cili e dënoi babanë e tij me 25 vite burgim.
Pa prononcuar asnjë fjalë për gazetarët u largua edhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit. Ky i fundit u dënua me 18 vite burgim.
Trupi gjykues, në vendimin e shkallës së parë, i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për një sërë krimesh lufte.
Vendimi parashikon 25 vite burgim për Thaçin, 18 vite për Veselin, 13 vite për Selimin dhe 25 vite për Krasniqin. Në total, dënimet e katër ish-krerëve të UÇK-së kapin shifrën e 81 viteve burgim.
Meqë bëhet fjalë për një aktgjykim të shkallës së parë, palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë.
