“I merr të dashurat binjakëve”, ndjekësit paralajmërojnë Aleksia Peleshin: Kujdes nga Atdheu! (FOTO LAJM)

Alekisa Peleshi ishte zhdukur prej kohësh nga rrjetet sociale, për tu rikthyer vetëm ditën e djeshme me një deklaratë.
“E komplikuar”, ka shkruar ajo duke iu referuar lidhjes me Romeon, me të cilin nuk ndiqen më në Instagram dhe ai ka bërë disa deklarata publike duke treguar se nuk është në një lidhje.

Komentet ngacmuese nuk kanë munguar, por njëri prej tyre ka vënë re se Atdheu i ka bërë like vajzës së Niko Peleshi dhe e ka paralajmëruar duke e lidhur këtë situatë me situatën e vëllait të Romeos, Donaldit, jeta sentimentale e të cilit është monetalisht kryefjalë e mediave rozë.

“Kujde se të paska bërë like Atdheu, se njërit ja mori të dashurën ta kesh dhe ti parasyshë”, ka shkruar komentuesi.

Ky i fundit i referohet pikërisht zerave se Atdheu ka qenë në një marrëdhënie me Bora Zemanin e madje nuk kanë munguar as fjalët se ai ka qenë arsyeja e ndarjes së Donaldit dhe Borës./albeu.com/

 


Shtuar 6.12.2021 09:54