Prej ditësh, në rrjet flitet për prishjen e miqësisë së Sabianit me Ilir Shaqirin, dy miqëve më të mirë dhe më të ngushtë të “Big Brother VIP”.
Shkak për këtë u bë një deklaratë e Sabianit në “Më ler të flas”.
“Iliri ka përfituar.”
Më pas erdhi reagimi i Ilir Shaqirit përmes një Instastory ku shkruante frazën që u bë e famshme ndërsa ishte ende brenda shtëpisë së BBV,
“E ka bërë për mua.”
Ndërkohë pak ditë më parë Sabiani festoi ditëlindjen ku shumë nga ish-banorët e formatit e uruan nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, por ajo që u vu re ishte se këngëtari nuk mori një urim (të paktën publik) nga “100 mijë euroshi i tij”, Ilir Shaqiri.
Mes gjithë dyshimeve se mes shoqërisë së ngushtë të Ilirit dhe Sabianitm ky i fundit ka vendosur që të sqarojë gjithçka me një postim.
Këngëtari ka publikuar një video në Instastory krahas së cilës shkruan:
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke etiketuar edhe balerinin i cili nuk e ka ripostuar videon.