Historia interesante e gruas së superyllit të Anglisë që u zhduk nga rrjetet sociale pasi u bullizua për pamje

E dashura e Declan Rice ka kaluar një kohë të vështirë pasi u bë viktimë e talljeve në rrjete sociale.

Lauren Fryer, 25 vjeçare, e cila ka qenë me yllin e Anglisë për tetë vjet dhe është nëna e djalit të Declan, Jude, 22 muajsh, u detyrua të hiqte të gjitha fotografitë nga llogaria e saj në Instagram për shkak se u bullizua për pamjen.

E njëjta është rikthyer sërish në vëmendje marrë parasysh paraqitjen e Rice në Kampionat Evropian.

Fëmijëria e partneres së futbollistit anglez

Lauren dhe Declan filluan të takoheshin në moshën 17-vjeçare dhe që atëherë janë bashkë.

Fryer, e lindur në Chessington ka qëndruar në krah të futbollistit në çdo fazë të karrierës së tij, nga debutimi me West Ham e deri te transferimi i tij në Emirates.

Pavarësisht se kanë shumë vite bashkë, çifti preferon të mbajë romancën larg syrit të publikut.

Nënë e një fëmije

Lauren dhe Declan mirëpritën djalin e tyre në gusht të vitit 2022. Lajmi u zbulua kur futbollisti bëri një tatuazh të ri në krahun e tij me emrin e Jude, datën e lindjes 7 gusht dhe shenjën e tij, që është një luan.

Para asaj kohe, shtatzënia e Lauren ishte mbajtur sekret nga çifti.

Dyshja kanë gjithashtu një qen – Raffa pooch – të cilin Declan i dhuroi Lauren për Krishtlindje.

Bullizimi që iu bë Lauren në rrjete sociale

Ngacmimet ndaj Lauren filluan në dhjetor të vitit të kaluar, kur një llogari anonime i tha yllit anglez se ‘mund të gjente më mirë’.

Atij iu tha gjithashtu se kishte ‘standarde të ulëta’ për të qenë i përfshirë në një lidhje me të, duke bërë që ajo t’i fshinte të gjitha fotografitë nga Instagrami.

Megjithatë, Lauren ka afro 100 mijë ndjekës në Instagram, e mban profilin publik dhe jo privat, por, për fat të keq, nuk ka asnjë postim.

Përkrahja e madhe e Declan për partneren e tij

Declan reagoi publikisht në mbrojtje të partneres duke e cilësuar atë ‘dashuria e jetës së tij’ dhe duke shtuar se ‘nuk ka nevojë për përmirësime’ – pasi iu kërkua të bënte ndryshime në lidhje me anën private.

Disa përdorues të tjerë të rrjeteve sociale gjithashtu dolën në mbrojtje të saj, përkundër atyre që e ofenduan vazhdimisht dhe u tallën me të.

Megjithatë, nuk dihet nëse nëna e një fëmije do të rikthehet në Instagram, edhe nëse burri i saj do të jetë, me shpresë, në kryetitujt e mediave për paraqitjen e tij me Anglinë.

Përpara Kampionatit, Rice kaloi pjesën më të madhe të kohës me familjen në Londër.

 


Shtuar 3.07.2024 13:35