Harrojeni Borën dhe Beatrixin, në jetën e Donaldit na qenka edhe një vajzë e tretë (FOTO LAJM)

Takimi i Romeos dhe Donaldit gjatë spektaklit të së martës na emocionoi të gjithve. Mirëpo, u shoqërua edhe me hipoteza të shumta dhe njëra është se Romeo i ka dhënë informacione Donaldit kur e përqafoi në fund. E kur kjo do mbetet mister gjithnjë, një tjetër dyshim është ngritur sot nga Olti Curri.

Përmes disa videove në Instastory ai shprehet se nga burime të brendshme ka mësuar se Romeo ka tentuar t’i japë Donaldit një unazë por nuk është lejuar nga produksioni. Olti thotë se unaza nuk ka qenë nga Bora dhe ngre dyshime se në jetën e Donaldit mund të jetë një vajzë e tretë veç Borës dhe Beatrix.

“Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do të hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Por nuk ka mund t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë. Kjo unazë, ju mendoni ka ardhur nga Bora, por jo nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në këtë histori kam gjithë dyshimet e mia se është edhe një vajzë e tretë!”-thotë Olti.

Romeo e ka treguar herë pas here që e mbështet vëllain e tij Donaldin në çdo zgjedhje të tij dhe e ka vërtetuar këtë gjë edhe me postimin e fundit. Ai ka ndarë dy foto me Donaldin, njërën nga hyrja e tij në Big Brother Vip dhe tjetrën nga fëmijëria ku shkruan “Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”.


Shtuar 13.12.2021 09:44