Ana Kauri, ish konkurrente në Përputhen është bërë pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E diell” dhe sot u diskutua nëse duhet të legalizohen shtëpitë publike në Shqipëri.
Ish-konkurentja e ”Për’puthen”, u shpreh se seksi kundrejt pagesës duhet të miratohet sa më parë dhe madje deklaroi: “Një parti do të premtonte legalizimin e shtëpive publike, do ta votoja në zgjedhje”.
“Më mirë ta pranojmë dhe të thyejmë këto tabu njëherë e mirë”, shtoi Ana.
Shumica e të ftuarve, në këtë diskutim, u shprehën pro ndërsa Shqipe Hysenaj ishte e vetmja që u shpreh kategorikisht kundërt. “Është skandaloze, nuk duhet të lejohet, unë jam për familjen”, u shpreh Shqipja.