Graciano del nga shtëpia, Erjola Doci “ja merr valles” në studio

Balerini Graciano Tagani u eliminua përfundimisht nga loja në Big Brother VIP, vetëm pak ditë para finales. Në një televotim të hapur përgjatë spektaklit, Graciano ka qenë banori me më pak vota.

Largimi i Gracianos është pritur pozitivisht nga Erjola, e cila pasi dëgjoi emrin e tij ka nisur të kërcejë në studio. Kujtojmë se dy banorët kanë pasur përplasje të ashpra javën e fundit të qëndrimit të Erjolës në BBV, e cila po ashtu u eliminua pak ditë më parë.

Shkak i krisjes së miqësisë mes tyre është bërë një deklaratë e Gracianos, i cili pretendonte se mes Erjolës dhe Romeos ka pasur një flirt jashtë shtëpisë.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 15.05.2024 17:34

Tags: