Gjiko dhe Majk ofendojnë Morena Tarakun në këngën e re?

Dy reperët, Gjiko dhe Majk janë bërë bashkë dhe kanë publikuar këngën e tyre më të re. Kënga titullohet ‘’Reptile’’ dhe flet në mënyrë disi nënçmuese për disa femra që duan të jetojnë jetën e lluksit.

Mirëpo ajo që ka bërë përshtypje, është përmendja e emrave të njohur. Në këngë është përmendur Morena Taraku.

Ajo don me jetu jetën si Morena, knej shitet Nënë Tereza”, thuhet në një pjesë të tekstit të këngës.

Nga kjo pjesë e tekstit lihet të kuptohet se dyshja po ofendojnë Morenën pasi ajo është e njohur për jetën e saj luksoze.


Shtuar 11.08.2024 13:40