Gjiko akuzohet për abuzim me vajzën e mitur, skandali trondit martesën me Elitën?

Reperi Asdren Gjikolli i njohur nga të gjithë si Gjiko, ka dalë të premten para gjykatës në Prishtinës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në vitin 2015. Ndërkohë që karriera artistike e tij vitet e fundit ka ecur mjaft mirë dhe reperi ka fituar famë, duket se në jetën personale po has vështirësi të mëdha.

Mediat kosovare raportojnë se reperi ka mashtruar një adoleshente 15 vjeçare duke i thënë se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe. Në një aktakuzë të ngritur në vitin 2017, Gjiko akuzohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, pasi e kishte ftuar në banesën e tij dhe i kishte dhënë substanca narkotike. Në letrën e akuzës thuhet se pasi e ka marrë në shtëpinë e tij, me mashtrime dhe premtime për ta bërë këngëtare dhe pjesëmarrëse në shumë klipe, ai i ka dhënë substanca narkotike vajzës, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç. Më pas, ai ka abuzuar seksualisht me të miturën, e cila ka denoncuar ngjarjen 2 vite më pas.

Nga ajo kohë për Gjikon jeta ka vazhduar normalisht, madje është bërë edhe baba i dy fëmijëve nga martesa me prezantuesen Elita Rudi. Videot e tyre familjare me dy fëmijët Zëri dhe Bota, madje i kanë bërë një ndër familjet më të pëlqyera dhe të dashura për publikun kosovar dhe atë shqiptar.

Por, duket se dalja në skenë e kësaj historie ka ndikuar edhe në martesë. Edhe pse dikur tregonte shumë nga momentet me fëmijët dhe bashkëshortin, Elita kësaj here ka zgjedhur të heshtë dhe të mos publikojë asgjë që ka lidhje me bashkëshortin e saj në rrjetet sociale. Mediat në Kosovë shkruajnë se çifti ka patur konflikte rreth kësaj teme por megjithatë Elita ka vendosur ta mbështesë Gjikon në procesin gjyqësor.