E quajtën vajzën Bota, Elita flet për herë të parë rreth paragjykimeve (FOTO LAJM)

Elita Rudi pak kohë më parë u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë.

Moderatorja dhe reperi Gjiko vendosën një emër mjaft të vecantë për vajzës e tyre duke e quajtur Bota.

Së fundi, Elita i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, ku një prej tyre i shkruan:

“A ju kan paragjyky per emrin e vajzes”.

Përgjigja e Elitës ishte e prerë: Po shumë.Dhe kishte një pyetje për ata që e paragjykuan.

 

“Psë është e pranueshme emri Ylli, Marsi, Venera, Bora, Dielli dhe jo Bota?”, pyet moderatorja.

Djali i Elitës dhe Gjikos quhet Zëri dhe e njëjta histori i ka ndodhur çiftit edhe kur bën publik emrin e djalit./albeu.com/

Shtuar 17.03.2021 12:03