Romeo dhe Meritoni janë dy prej konkurrentëve të formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’, të cilët shpeshherë janë parë të kenë përplasje të ashpra me njëri-tjetrin edhe pse jashtë asaj shtëpie ata kanë qenë miq shumë të ngushtë. Kliko këtu
Debatet e ashpra mes tyre kanë ngritur dyshime të shumta kudo nëpër rrjet por dhe brenda shtëpisë, duke menduar që shoqëria që dyshja ka patur mund të mos ketë qenë e vërtetë, ashtu sikurse dy banorët e kanë deklaruar.
Teksa qëndronte në oborr me Françeskën, Meritoni është pyetur nëse do një pajtim me Romeon.
Dhe ja si u përgjigj banori: ‘S’ka të bëjë me pajtesë. Por në momentin që ulen gjakrat, por në momentin që ulen gjakrat s’kam pse diskutoj, unë e kam dhënë një mendim, ai e ka dhënë një mendim dhe kanë menduar sikur po luajmë ping-pong, janë ulur gjakrat.’- ka thënë Meritoni.