FOTOT/ Johnny Depp bën daljen e parë publike me të dashurën modele 33 vite më të re

Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi është në një lidhje me modelen ruse Yulia Vlasova. Ylli i ‘Pirates of the Caribbean’ ka kaluar në një romancë të re dy vjet pas betejës së tij ligjore me Amber Heard.

Aktori 61-vjeçar i Hollivudit është parë në një dalje publike me modelen 28-vjeçare, ndërsa ajo ka postuar edhe një foto të tyren së bashku në llogarinë personale në Instagram. Në të, Depp shihet duke e puthur në faqe, ndërsa ajo i jep një puthje kamerës.

Burime pranë aktorit konfirmuan për DailyMail se të dy janë në një lidhje, por jo serioze, pasi ata janë takuar herë pas here prej dy viteve të fundit. Modelja jeton në Pragë, ku është aktive në aspektin professional.

Ajo u takua për herë të parë me Johnny Depp në Festivalin e 55-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në gusht 2021, sipas burimeve. Ndonëse në llogarinë personale në Instagram ka publikuar disa foto nga takimet e tyre dhe ndërkohë që publikisht ka shkruar për të se është “një njeri jashtëzakonisht i talentuar dhe një person që frymëzon të tjerët”, Johnny Depp nga ana e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre.

 


Shtuar 16.07.2024 13:10