Fotot/ Imazhet me bikini të banores së “Big Brother Vip” në klub që bënë lëmsh rrjetin, zbulohet puna e Heidi Baçit në Itali

Heidi Baci u shndërrua menjëherë në një nga banoret e preferuara të “Big Brother”. Vajza e cila la në mes “Grande Fratello” në Itali, menjëherë fitoi zemrat e publikut shqiptar. Lidhja e saj me Romeon ka qenë edhe kryefjala e këtij “Big Brother”-i, duke na treguar edhe anën e saj romantike.

Duke qenë se ishte një emër i padëgjuar për mediat shqiptare, interesi ishte shumë i madh për jetën e Heidit. Vetë konkurrentja kishte folur në “Big Brother” rreth eksperiencave të saj në Itali. Së fundmi në rrjet qarkulloi një video e Heidi Bacit në rrjete sociale, teksa shfaqet duke sfiluar me bikini në një ‘club’. Video menjëherë është shpërndarë masivisht në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar as titujt aludues lidhur me punën që Heidit bën në Itali.

Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Larg asaj që thuhet nëpër komente dhe ofendimeve në rrjet lidhur me moralin e banores së BBV, kjo video që po qarkullon është postuar nga vetë Heidi në “Instagram”-in e saj në vitin 2017. Bëhet fjalë për një sfilatë të brandit të rroba banjove “Mirtylla Milano” të organizuar në “Just Cavalli”, ku Heidi ka marrë pjesë.

Sikurse e tregoi edhe në linjën e jetës “prime”, Heidi rreth moshës 19- 20 vjeç është marrë edhe me modeling. Në linjën e saj të jetës, konkurrentja zgjodhi që të mos fliste për eksperiencat e saj në modeling, duke u fokusuar vetëm te familja dhe jeta e saj mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Unë jam gjysmë shkodrane dhe gjysmë durrsake, sepse babi im është me origjinë nga Shkodra, por është rritur në Durrës. Lumturia ime më e madhe është kur vinte vera apo Krishtlindjet dhe Viti i Ri, që të kthehesha në Durrës për të ndenjur me gjyshin dhe gjyshen sa më shumë që kanë qenë për mua si prindër të dytë. Në gusht 2009 ka lindur Deni, ishte shumë i bukur. Si një top i bardhë me sy të mëdhenj. Më vonë u thye ajo bota ime e bukur nga një sëmundje që kapi gjyshen. Erdhi në Itali dhe vendosëm të bënte një vizitë, ku mjekët na thanë që nuk kishte më asnjë shpresë se nënës i kishte filluar kanceri në mushkëri dhe i ishte përhapur në të gjithë trupin saqë i kishte mbetur 4-5 muaj jetë. Vendosëm që të mos ia thoshim sepse ishte e vështirë për të gjithë. Nuk e shikonim dot në sy. Mbaj mend që gjyshja pati një moment qartësimi para se të ndërronte jetë ku i tha mamit që të na donte shumë, të kishte kujdes mua dhe Denin dhe më dha unazën e vetë.

Gjyshi u mërzit shumë nga kjo që ndodhi, 6-7 muaj më vonë u sëmur edhe ai me kancer. Ai ka qenë momenti që u larguam nga Shqipëria dhe 28 mijë km katrorë u bënë një vend shumë i vogël. Forca më e madhe në atë moment që e kaluam të gjithë së bashku ka qenë Deni. Ai na lumturonte çdo ditë gjithnjë e më shumë me gjërat e reja që mësonte. Shkolla shkonte shumë mirë, gjithnjë kisha prirje për të dalë e para. Mami me babin gjithmonë krenarë. Sa herë që u sillja dëftesën me rezultate të mira, më dhuronin një unazë floriri me nusepashkë. Ishte si tip tradite çdo vit. Hyjë në lice dhe më pëlqen shumë poezia…”, – u shpreh banorja në klipin e linjës së jetës së saj.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, ajo ka folur edhe për setet fotografike që ka realizuar. Madje, Heidi është shprehur se fotot e saj me bikini kanë qenë në revistë, teksa babai i saj i kishte parë fare rastësisht. Qëkur u bë pjesë e “Grande Fratello”, ajo u shpreh se televizioni ishte ëndrra e saj. Në klipin prezantues, madje Heidi, përshkruhej edhe si vajza që kishte marrë pjesë në “Miss Italia”.


Shtuar 11.05.2024 15:56