FOTO/ Pasi konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku bën dedikimin e ëmbël për personin e tij të veçantë

Pas lajmeve të bujshme prej disa kohësh tashmë, për ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka bërë një dedikim të ndjerë për vajzën e tij, Ajka.

Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë një foto më të bijë, Besi i drejtohet të bijës duke i thënë “veç ti m’i bon dritë errësinat e shpirtit”.

“Se shpirti im ka diellin e syve të tu, veç ti m’i bon dritë errësinat e shpirtit”, ka shkruar Besi.

Kujtojmë se çifti i shumë përfolur i showbizit janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit 7 muajsh, i cili erdhi në jetë disa muaj më parë, para ndarjes së dyshesh.

Kujtojmë që ish-çifti janë në proces divorci dhe ishte Bes Kallaku ai që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja, duke treguar se tashmë fëmijët qëndrojnë me të.

Fundi i marrëdhënies së tyre nuk ndodhi në mënyrë paqësore, dhe kjo vërehet qartë në thumbat e njëri-tjerit, ku ai i fundit ishte i Bes Kallakut me këngën “Mosmirnjohja”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)


Shtuar 20.06.2024 09:03