Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Anu Prattipatin, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Të lidhura
None found
Në qendër të bisedimeve ishin dinamikat e fundit politike dhe domosdoshmëria e gjetjes së një rrugëdaljeje nga kriza aktuale, duke theksuar rëndësinë që institucionet e vendit të jenë tërësisht funksionale.
“Palët ndanë pikëpamjet mbi nevojën urgjente për tejkalimin e situatës politike dhe vendosjen e themeleve për një funksionim të qëndrueshëm demokratik të institucioneve, gjithnjë në interes të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe thelbësore që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi lart aleancën strategjike dypalëshe dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes dhe fuqizimit të mëtejshëm të këtij partneriteti.
