Në një ceremoni të organizuar në Mantova, Audi prezantoi Nuvolari-n, veturën rrugore që thyen të gjitha rekordet e mëparshme të fuqisë dhe shpejtësisë për këtë markë.
Të lidhura
None found
Zgjedhja e emrit dhe e vendit nuk është e rastësishme: ky model është një nderim për legjendën e motorsportit italian, Tazio Nuvolari, dhe u shfaq përkrah Auto Union Type D, automobili me të cilin piloti fitoi Çmimin e Madh të Italisë në vitin 1938.
Bëhet fjalë për një supermakinë hibride plug-in që gjeneron 987 kuaj fuqi nga një motor V8 4.0-litërsh biturbo, i shoqëruar nga tre motorë elektrikë. Përshpejtimi nga zero në 100 km/h realizohet për vetëm 2.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin mbi 350 km/h.
Projekti u realizua në harkun e 405 ditëve dhe trupi i makinës është ndërtuar ekskluzivisht prej fibër karboni.
Audi parashikon të prodhojë vetëm 499 ekzemplarë të këtij modeli, me një çmim që pritet të variojë midis 500,000 dhe 600,000 euro.
