Aktori i njohur Jul Deda shpesh herë është vënë re teksa komenton situatat mes banorëve aktualë të “BBVA4”, në veçanti raportin Egli-Gjesti.
Marrëdhënien mes dyshes në fjalë Deda jo rrallë herë e ka kritikuar për keq.
Duke qenë se aktori kritikon thuajse çdo lëvizje dhe gjithë strategjinë e Gjestit, ai është përballur me disa reagime jo dhe aq pozitive në rrjet.
Nëpërmjet një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit, një prej tyre e pyeti: A mendon se ti ke bërë lojë më të mirë se Gjesti ti?
Aktori kësaj pyetje iu përgjigj me nuance ironie: Këtë nuk e vlerësoj unë, por di të them se unë nuk kam hipur nëpër mure për të kapur finale…!